Favorizoi dhe lejoi ndërtimet pa leje në Ksamil, pranga inspektorit të IKMT Vlorë

schedule16:49 - 20 Tetor, 2023

schedule 16:49 - 20 Tetor, 2023

Një tjetër punonjës i IKMT Vlorë, me detyrë inspektor është lënë në burg për shpërdorim detyre. Sipas policisë, ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit.

32 vjeçari është me detyrë përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë. Kujtojmë që pak ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni të koduar “Mjegulla”, u dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për katër punonjës të IVMT Sarandë.

Dy punonjës të IKMT Vlorë u lanë në arrest shtëpiak. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime, në Sarandë dhe në Ksamil.