“Futbolli në Itali është bërë i mërzitshëm”, Del Piero: Tani lojtarët më të mirë zgjedhin të luajnë diku tjetër

schedule15:55 - 20 Tetor, 2023

schedule 15:55 - 20 Tetor, 2023

Prej vitesh tashmë, Kampionati italian i futbollit, Serie A nuk konsiderohet më tërheqës si më parë, sidomos për faktin që mungojnë emra të mëdha e të njohur të futbollit botëror.

Mbi këtë temë ka folur dhe ish-“bomberi” i Juventus, Alessandro Del Piero, i cili edhe pse me dhimbje e pranon, se futbolli italian nuk është më tërheqës si më parë, me “legjendën” e futbollit italian, i cili gjatë një interviste theksoi se Serie A është bërë e mërzitshme.

“Të dhënat janë të qarta. Futbolli në Itali është bërë i mërzitshëm, sepse niveli ka rënë në krahasim me të kaluarën. Këtu vinin të luanin më të fortët dhe lojtarët më të mirë.

Të gjithë donin të garonin në Serie A, por tani lojtarët më të mirë zgjedhin të luajnë në Premier League, La Liga, madje edhe në Gjermani e Francë. Ndërsa në Itali nuk vijnë më. Ndryshe nga këtu në Angli futbolli nuk është aspak i mërzitshëm”,- theksoi ish-kapiteni i “bardhezinjve” të Juventus. /i.m /abcnews.al