Një paralajmërim i rrallë i kuq i motit ka hyrë në fuqi në Skocinë lindore pasi stuhia Babet do të godasë disa pjesë të vendit. Banorët në Angus dhe Aberdeenshire jugore, Dundee, Perth dhe Kinross iu është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi.
Stuhia pritet të sjellë shi ekstrem, erë dhe përmbytje që mund të jenë një kërcënim për jetën. Ndërsa në zonën e Brechin është bërë thirrje për evakuimin e banorëve. Stuhia gjithashtu ka alarmuar autoritetet se lumi South Esk mund të dalë nga shtrati i tij.
Paralajmërimi i kuq i motit hyri në fuqi në orën 18:00 dhe zgjat deri në mesditë të së premtes, gjithashtu alarmi ka rënë edhe në disa zona të tjera të Mbretësisë së Bashkuar.
Stuhia parashikohet të sjellë rreth 220 mm reshje shiu në disa zona të Skocisë lindore, një sasi afër totalit më të lartë 24-orësh ndonjëherë për një “ditë reshjesh”.
Banorët janë paralajmëruar për një rrezik për jetën nga përmbytjet e shpejta ose të thella, me përmbytje të shumta në shtëpi dhe biznese dhe rrëshqitje të dheut.
Ka pasur gjithashtu raporte për erëra të forta që kanë rrëzuar pemë në disa rrugë dhe mijëra shtëpi janë pa energji elektrike.