Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, ja kur jepet pretenca

schedule15:03 - 19 Tetor, 2023

schedule 15:03 - 19 Tetor, 2023

Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e akuzuar për korrupsion.

SPAK do ta japë pretencën me datë 27 tetor.

Bashkë me Duron nën akuza është edhe ish-specialistja e nivelit të lartë, Laur Shteto, administratori i kompanisë “Drikons”, Vladimir Topi dhe inxhinieri, Silvi Shehu.

Kujtojmë:

Sekretarja mori rryshfet shumën prej 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë “Dricons” që garonte për një tender. Sipas SPAK, Joana Duro, shumën e parave e ka marrë si ryshfet nga Vladimir Topi administratori i kompanisë me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë ishte shpallur më datën 1 qershor ndërsa spak ndërhyri më datën 2 teksa u dha rryshfeti. Kompania DRICONS është shpallur fituese me ofertën 672 mijë lekë.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme janë mbledhur prova dhe dyshohet se Silvi Shehi inxhinieri i kësaj kompanie, shumën prej 330 mijë lekësh e ka marrë në banesën e administratorit Vladimir Topi dhe më pas ia ka dërguar Laura Shetos, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Shuma e parave të dhëna si ryshfet, u sekuestruan në zyrën e sekretares së përgjithshme të ministrisë./abcnews.al