Një ligj që duhet të përmbledhë të gjithë frikërat e burrave që të jenë gratë e sigurta. Kështu e ka përkufizuar kryeministri Edi Rama propozimin që do të bëjë pas një muaji qeveria e tij mbi disa ndryshime ligjore për dhunën në familje.
Një në 7 gra përjetojnë dhunë nga partneri i tyre të paktën një herë në jetë. Të dhënat e studimit të OSBE- për vitin 2019 I kanë hapur sytë edhe qeverisë e cila është ende në fazën e konstatimit të problemit.
Ndëshkohen dy herë, një herë nga burrat dhe një herë nga sistemi i drejtësisë u shpreh kryeministri Rama në Forumin Rajonal me temë: “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”.
Me faj ngarkon prokurorët e gjyqtarët , ndërkohë thotë se shumë shpejt do të propozojnë ndryshime ligjore që parashikon ndëshkime të ashpra ndaj dhunuesëve në familje.
Anketa e Programit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë, PNUD që zhvilloi vitin e kaluar për fenomenin e dhunës ndaj grave në Shqipëri arriti në përfundimin se 72.4% të marra në intervistë kishin përjetuar dhunë fizike gjatë vitit të fundit. 1 nga 4 ose 25.0% e grave që përjetuan dhunë fizike raportuan se e kishin të pamundur të kryenin punët e shtëpisë dhe të kujdeseshin për fëmijët. Për më tepër, 8.9% e grave e kishin të pamundur të shkonin në punë për shkak të dëmtimeve të dhunës, teksa 0,5% të tyre e humbën vendin e punës dhe për pasojë edhe burimin e të ardhurave. /ABC News Albania 24/7