Shqipëria kërkon ekstradimin, Gjykata e Apelit në Athinë vendos sot për fatin e Laert Haxhisë

schedule10:41 - 18 Tetor, 2023

schedule 10:41 - 18 Tetor, 2023

Gjykata e Apelit të Athinës do vendosë këtë të mërkurë për fatin e Laert Haxhisë. Shqipëria kërkon ekstradimin e tij, pasi rezulton i dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Lushnjës për vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë. Gjithashtu ai është në proces gjyqësor  edhe në Gjykatën e Posaçme për masakrën e Lushnjes.

Së fundmi Haxhia akuzohet edhe nga prokuroria e Elbasanit, për të paktën 6 vrasje të ndodhura gjatë viteve 2021-2022. Gazetari Ermal Vija raportoi se Laert Haxhiu përfaqësohet në Athinë nga avokati shqiptar Detar Hysi dhe dy juristë grekë të cilët më herët kanë mbrojtur interesat ligjore të Bledar Jambellit i akuzuar si autor i vrasjes së Artan Cukut.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 14:00 me orën e Greqisë  ku një interes të lartë ka edhe nga pala shqiptar. Dy muaj më parë Gjykata e Janinës, refuzoi ekstradimin e Haxhiut, duke mos pranuar kërkesën e homologëve shqiptar. Vendimi i shkallës së parë u apelua , ndërsa këtë të mërkurë pritet të kete një vendim të formës së prerë./abcnews.al/