Përmasat e shkatërrimit dhe dëshpërimi në fytyrat e civilëve të tronditur që po largoheshin nga spitali i bombarduar në Gaza janë kapur në videot që qarkullojnë në mediat sociale një ditë pas tragjedisë.
Në të njëjtën kohë, Izraeli dhe palestinezët fajësojnë njëri-tjetrin për vdekjen e qindra njerëzve në spital.
Në veçanti, lëvizja islamike palestineze Hamas, në pushtet në Rripin e Gazës, fajësoi forcat ajrore izraelite për sulmin në spitalin Al Ahli, ndërsa ushtria izraelite fajësoi Xhihadin Islamik Palestinez, një grup tjetër të armatosur palestinez, se ka dështuar në lëshimin e raketave, njëmbëdhjetë ditë pas shpërthimit të luftës, e cila u shkaktua nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit ndaj Izraelit.
?? #Palestine || The Baptist Hospital in Gaza which was bombed by Israeli warplanes last night. 18.10.23 .
An Israeli raid on Al Ahli Hospital kills at least 500 Palestinians and injuring hundreds others. pic.twitter.com/UEUZz9ctMq— ??????? ?????? (@youssefshabat06) October 18, 2023
Over 500 killed and hundreds of others injured by an Israeli airstrike on Al-Ahli Baptist Hospital in Gaza https://t.co/VRz4BVuxzj pic.twitter.com/bDSRLFQ6UM
— Anadolu English (@anadoluagency) October 18, 2023
Xhihadi Islamik Palestinez e mohoi këtë, duke fajësuar nga ana tjetër Izraelin. Bombardimi shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare, ndërsa protestuesit dolën në rrugë në Teheran, Aman, Stamboll, Tunis, si dhe në Bejrut.
Në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, protestuesit që kërkonin dorëheqjen e presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas u përleshën me forcat e sigurisë.
Additional walkthrough of central courtyard and parking lot area of the Ahli Hospital in Gaza, after the explosion last night. pic.twitter.com/r37HAuE586
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) October 18, 2023
Me kërkesë të Rusisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, pas bombardimit të spitalit do të mbahet sot një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjatë së cilës është planifikuar të votohet një projekt-rezolutë e hartuar nga Brazili.
/abcnews.al