Ndeshja mes Serbisë dhe Malit të Zi, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, përfundoi me shifrat 3-1 për vendasit, porn ë tribuna pati gjithashtu edhe incidente.
Tifozët e Malit të Zi u përplasën me policinë serbe në shkallët e stadiumit, pasi një stjuart serb mori një flamur të malazezëve në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.
Sipas “Vijesti.me”, tifozët e Malit të Zi kanë thyer karrige të stadiumit të cilat ua hodhën policisë serbe. Në një video të publikuar, dëgjohen edhe brohorimat “Shqipëri, Shqipëri”, të cilat vinin nga tifozët e Malit të Zi për të provokuar edhe më shumë ata të Serbisë./h.ll/abcnews.al