Olaf Scholz u strehua në ambasadën Gjermane gjatë vizitës së tij në Tel Aviv pasi sirenat e alarmit ranë sërish për shkak të raketave që u lëshuan nga Rripi i Gazës.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat duke cituar burime nga ambienti i kancelares gjermane.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se ai diskutoi mënyrat për të marrë ndihma humanitare për civilët në Rripin e rrethuar të Gazës gjatë takimit të tij me kryeministrin Benjamin Netanyahu në Izrael, kancelari gjerman tha se ai do ta bisedonte çështjen edhe me presidentin e Egjiptit Fatah al- Sisi.
“Gjermania dhe Izraeli janë të bashkuar si shtete demokratike, duke vepruar në bazë të drejtësisë dhe ligjit edhe në situata ekstreme. Kam diskutuar me kryeministrin Netanyahu për mënyrat se si t’i lejojmë njerëzit në Gaza të marrin ndihmë humanitare sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Scholz në konferencën për shtyp që dha me kryeministrin izraelit.
“Ne duam të mbrojmë civilët dhe të parandalojmë vdekjet e civilëve”, tha kancelari gjermanë.
Pas Izraelit, Scholz do të shkojë në Egjipt.