Ethet diplomatike po ndezin në Tel Aviv një mëdyshje për të dhënë “dritën jeshile” për fillimin e operacionit tokësor kundër Hamasit.
Që nga e premtja e kaluar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se është i gatshëm të japë “dritën jeshile” për të nisur një sulm tokësor në Gaza, por SHBA po i përmbahet rrugës së diplomacisë.
Pas vizitës së dyfishtë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Binken, në Tel Aviv, sot Netanyahu do t’i shtrëngojë dorën kreut të parë të shtetit që viziton Izraelin, kancelarit gjerman Olaf Scholz, ndërsa nesër do të hapë “qilimin e kuq” për të mirëpritur aleatin e tij më të fortë, presidentin amerikan, Joe Biden.
Strategjia kundër Hamasit
Sido që të jetë, Izraeli nuk mund ta befasojë Hamasin, pasi ata ishin terroristët që nisën konfliktin me masakrat e 7 tetorit.
Faktorë të tjerë që mund të ngadalësojnë fillimin e ofensivës tokësore në Gaza përfshijnë presionin e SHBA për të shmangur viktimat civile, që do të thotë t’u jepet civilëve palestinezë më shumë kohë për të evakuuar veriun pa u bllokuar në kufirin egjiptian, si dhe ankthi për fatin e pengjet në rast të zgjatjes së konflikteve.
Megjithatë, ekziston një pyetje: a e kanë gabim udhëheqja dhe liderët izraelitë për periudhën kohore që duan të nisin sulmin tokësor? Sipas numrave të Hamasit, mbi 2800 palestinezë kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Kujtohet se operacioni i fundit i Izraelit në Gaza, i cili u zhvillua në vitin 2014, në përgjigje të raketave nga Hamasi, kushtoi jetën e 2000 palestinezëve, gjysma e të cilëve ishin civilë. Një ofensivë e plotë në Gaza mund të çojë në rritje të numrit të të vdekurve, duke rritur presionin nga SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar mbi Izraelin.
Kundërofensiva e ushtrisë izraelite në Gaza fillimisht ishte planifikuar të fillonte të premten ose të shtunën e kaluar, një javë pas masakrave të 7 tetorit.
Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) u kishin dhënë palestinezëve afate për t’u evakuuar nga veriu i Gazës.
Një nga arsyet e vonesës është Hezbollahu, Organizata Palestineze që dominon Libanin jugor dhe ka një arsenal të madh prej 150,000 raketash. Sipas burimeve izraelite që folën për Jerusalem Post, Hezbollahu besohet se po pret momentin kur pjesa më e madhe e ushtrisë izraelite të përleshet me Hamasin në Gaza për të sulmuar Izraelin nga veriu.
Fakti se, që nga fillimi i sulmit të papritur të Hamasit në mëngjesin e së shtunës, 7 tetor, Hezbollahu ka mbajtur një “profil të ulët”, të kënaqur me sulmet sporadike me raketa në veri të Izraelit, mund të jetë pjesë e një mashtrimi të hollësishëm.