Rreth 2000 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri për tu dislokuar në Lindjen e Mesme pasi lufta mes Izraelit dhe Hamasit vazhdon të përshkallëzohet, sipas një njoftimi të Pentagonit ditën e sotme.
“Sot, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin vendosi afërsisht 2000 trupa dhe njësi të ndryshme në gatishmëri të lartë, duke rritur aftësinë e forcave mbrojtëse të SHBA-së për t’iu përgjigjur me shpejtësi situatës në zhvillim të sigurisë në Lindjen e Mesme”, tha Pentagoni në një deklaratë, duke sqaruar se për momentin nuk është marrë asnjë vendim për dislokimin e trupave.
/abcnews.al