Gjenerali amerikan Michael Kurila, kreu i Komandës Qendrore (CENTCOM) të forcave të armatosura amerikane, bëri një vizitë të papritur në Izrael, gjatë së cilës do të takohet me lidershipin ushtarak të vendit dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallad.
Në një deklaratë të lëshuar nga CENTCOM , theksohet se qëllimi i udhëtimit dhe takimeve që do të zhvillohen është të informohet zyrtari për nevojat e mbrojtjes të Izraelit dhe të shprehet sërish “mbështetja e palëkundur” e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së në në 10 ditët e fundit në luftë me Hamasin.
“Unë jam këtu për të siguruar që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten, duke u fokusuar në parandalimin e përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit nga palët e tjera,” tha Kurila në deklaratë.
Presidenti amerikan Joe Biden pritet të vizitojë Izraelin nesër të mërkurën për bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe për të demonstruar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, njoftoi sot Sekretari i Shtetit i administratës së tij, Anthony Blinken.
/abcnews.al