Gaza, 11 gazetarë të vrarë dhe mbi 20 të plagosur nga sulmet e fundit

schedule07:53 - 17 Tetor, 2023

schedule 07:53 - 17 Tetor, 2023

Që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite, 11 gazetarë janë vrarë në Gaza, me më shumë se 20 të plagosur dhe dy të zhdukur/

Sipas raportit të publikuar dje nga Komiteti i Lirisë, i lidhur me Sindikatën e Gazetarëve Palestinez, 11 gazetarë palestinezë janë dokumentuar si të vrarë nga sulmet ajrore izraelite që nga 7 tetori.

Në deklaratë, organizata prezantoi “dokumentacion për shënjestrimin e gazetarëve” që nga fillimi i luftës në Gazë deri në mbrëmjen e 15 tetorit, duke dënuar “përshkallëzimin e dhunshëm në shënjestrimin e gazetarëve palestinezë”.

Gjithashtu janë regjistruar më shumë se 20 të plagosur. Pas njoftimit për granatimin e plotë ose të pjesshëm të rreth 20 shtëpive që u përkisnin gazetarëve, ushtria izraelite përshkallëzoi sulmet duke shënjestruar drejtpërdrejt banesat e disa gazetarëve, thuhet në raport. Kjo ka sjellë lëndime dhe humbje tragjike të familjarëve.

Përveç kësaj, në raport thuhet se rreth 50 seli dhe institucione mediatike u shkatërruan si rezultat i bombardimeve, duke përfshirë Rrjetin Mediatik Al-Aksa, Agjencinë e Lajmeve Ma’an, gazetën Al-Quds, Radio Baladna, Radio Zaman, Radio Al-Kuran, Zyra e rrjetit Al-Jazeera, TV Palestina dhe zyrat e AFP-së.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporti dokumentoi gjithashtu disa gazetarë palestinezë që u plagosën dhe u sulmuan, ndaluan, ju bllokua puna, ju konfiskua dhe shkatërrua pajisja e gazetarëve nga forcat izraelite.

Raporti dënoi gjithashtu ndërhyrjen në transmetimet mediatike.

“Kanali Al-Aksa ndërpreu transmetimin përmes satelitit Eutelsat si rezultat i presionit të okupuesit”, thuhet në raport.

Raporti gjithashtu vuri në dukje “kërcënime të drejtpërdrejta ndaj shumë gazetarëve dhe fushata të nxitjes nga faqet izraelite në platformat e mediave sociale” dhe “shumë postime izraelite që bënin thirrje për eliminimin e gazetarëve dhe i përshkruanin ata si diversantë dhe terroristë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!