Ajo çka ka ndodhur sot në mbrëmje në Bruksel i ka shokuar të gjithë. Një person terrorist ka hapur zjarr mes disa personave të pafajshëm të cilët ishin me kombësi suedeze të cilët kishin ardhur në Belgjikë për të parë ndeshjen e Suedisë, dhe i ka lënë deri më tani dy të vdekur e disa të plagosur sipas raportimeve të mediave vendase.
Në përfundimt të pjesës së parë të ndeshjes Belgjikë-Suedi, lojtarët suedezë mësuan ngjarjen makabre dhe menjëherë kërkuan ndërprerjen e sfidës. Më pas, tifozëve të pranishëm në stadium iu komunikua që të qëndronin brenda për arsye sigurie.
Pamjet e mëposhtme tregojnë dhimbjen e madhe që po kalojnë suedezët nga ky akt terrorist që preku bashkëkombasit e tyre./h.ll/abcnews.al
? Despite the postponement of the match between Belgium and Sweden, the stadium announcer asks the fans to stay in the stadium as a safety precaution.pic.twitter.com/2Qnt7Qa1Bl
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) October 16, 2023