Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç tha sonte se delegacioni serb që viziton Kinën do të ketë një takim me lidershipin ushtarak kinez në Pekin pas disa orësh, për të parë se çfarë armësh të tjera mund të blejë Serbia nga ai vend.
Në një prononcim për televizionin Pink, Vuçeviç tdeklaroi se Serbia është më e interesuara për armë në segmentin e mbrojtjes ajrore dhe mjete ajrore pa pilot.
“Që nesër, sot me orën kineze, kemi një takim me nënkryetarin e Komisionit Qendror Ushtarak. Është diçka mbi Ministrinë e Mbrojtjes, një përzierje e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Partisë Komuniste të Kinës. Mjafton të them se presidenti i saj është vetë Xi Jinping dhe për pak orë po takohem me një gjeneral që është nga komponenti ushtarak”, theksoi ministri serb.
Ai shtoi se do të diskutojë për atë që Serbia ka blerë më parë dhe pret të dorëzohet./abcnews.al