Një vizitë e presidentit amerikan Joe Biden në Izrael do të kishte “rëndësi strategjike” për të gjithë Lindjen e Mesme.
Kështu u shpreh të hënën një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kur u pyet për një vizitë të mundshme, shkruan CNN.
“Rëndësia e tij strategjike është për të gjithë Lindjen e Mesme,” u tha gazetarëve Daniel Hagari.
“Përfaqësuesi më i lartë i SHBA vjen në Izrael për një raport të plotë mbi luftën në Lindjen e Mesme dhe të gjitha veprimet që duhet të ndërmarrim. ”, shtoi ai.
Hagari vuri në dukje se fokusi aktual i Izraelit është Gaza, “dhe hapat që ne do të ndërmarrim për t’u përgatitur për luftë”, duke shtuar, “Ne do të luftojmë në një mënyrë të përgjegjshme dhe të matur”./abcnews.al