Jose Mourinho ka plot 10 muaj që qëndron jashtë futbollit, që nga koha kur Manchester United e shkarkoi nga detyra (dhjetor, 2018). Strategu portugez është një ndër më të suksesshmit në botë dhe ofertat për të nuk kanë munguar, por vetë 56-vjeçari pranoi se po pret për projektin e duhur.
Ky projekt, duket se është gjetur. Siç raportojnë mediat britanike, Mou do të jetë trajner i Tottenhamit. “Gjelat” nuk po kalojnë një moment të mirë dhe Pochettino me shumë gjasa është i larguar. Tottenham ka vuajtur prej shumë vitesh mungesën e trofeve dhe Mourinho ka treguar se fitimi i trofeve, është specialiteti i tij./abcnews.al