Samiti i Procesit të Berlinit/ Gjipali: Atmosfera është pozitive, do t’i shërbejë rajonit

schedule13:34 - 16 Tetor, 2023

schedule 13:34 - 16 Tetor, 2023

TIRANË- Procesi i Samitit të Berlinit bëri bashkë sot në Tiranë liderët e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës hapëse, liderët e BE treguan entuziazmin për zgjerimin, ndërsa inkurajuan vendet të vijojnë me reformat.

Drejtor i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali tha në “Tirana Live” se atmosfera e Samitit ishte pozitive, duke parë dhe fjalët që artikuluan krerët e BE-së.

“Mendoj se atmosfera është pozitive dhe duket edhe në deklaratat e liderëve kryesorë, të cilët falënderuan për mikpritjen. Çështjet që trajtohen, përfshijnë dhe ato të aktualitetit dhe nuk kanë ngelur jashtë diskutimet për situatën në Izrael, por mendoj se në tërësi është pozitive dhe klima është pozitive dhe çështjet që do diskutohen në funksion të bashkëpunimit rajonal”,  tha ai.

Ai tha se do ketë fonde dhe grante nga BE-ja, të cilat do jenë në dispozicion të Ballkanit Perëndimor. Gjipali theksoi se këto para, të cilat janë lëvruar nga Bashkimi Evropian, do duhet përgatitja e duhur për t’i marrë përmes projekteve.

“Do ketë projekte dhe financime të mundshëm që vijnë nga buxheti i BE. Është një diçka plus, që ka efekt jo vetëm financiar, por është dhe çështjet politikë, që BE i sheh këto vende që tani si vene anëtare për ato projekte që do t’i ofrohen. Ka shumë për të bërë, nuk janë ndihmë. Ka procedura të rëndësishme që duhet të ndiqen për t’i marrë ato para”, tha ai./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!