Verën e ardhshme, Real Madrid pritet të ndryshojë trajnerin. Carlo Ancelotti është i destinuar të thotë lamtumirën, ndoshta drejt Brazilit, ku mund të bëhet trajneri i ri i kombëtares latine. Profili i duhur për të zëvendësuar teknikun italian duket se është spanjolli Xabi Alonso.
Sipas asaj që raportohet nga “Ok Dario”, “Los Blancos” kanë bërë tashmë lëvizje konkrete, duke kryer një kontakt të drejtpërdrejtë me Bayer Leverkusen, për të kuptuar gatishmërinë e tyre për të lënë të lirë trajnerin spanjoll, i cili së fundmi rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2026.
Ideja e Florentino Perez është që të mos bie në konflikt me klubin gjerman, me të cilin marrdhëniet janë të shkëlqyera./h.ll/abcnews.al