Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deputetja britanike: Dy javë pas sulmit në veri të Kosovës, Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë

schedule14:47 - 14 Tetor, 2023

schedule 14:47 - 14 Tetor, 2023

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë, Alicia Kearns ka reaguar sërish lidhur me sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ajo ka theksuar se edhe pse kanë kaluar dy javë nga sulmi terrorist, Milan Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë dhe se nuk ka pasur asnjë pasojë.

“Kemi dy javë që kur Radoiçiç e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie. Ai tashmë mbetet i lirë në Serbi. Nuk ka pasur asnjë pasojë për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie”, ka thënë ndër të tjera Kearns./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!