Adrian Mutu është një nga lojtarët më të talentuar që ka nxjerrë futbolli rumun. Sulmuesi i njohur u aktivizua me ekipe si Interi, Parma, Fiorentina, Juventus dhe Chelsea, por vitet më të bukura i kaloi në Firence.
Fiorentina arriti të shkonte deri në gjysmëfinalet e Europa League në 2008 (u eliminua me penallti nga Rangers) dhe në çerekfinalet e Champions League dy vite më vonë (u eliminua nga Bayern Munchen me gol jashtë fushe).
Cesare Prandelli kishte krijuar një ekip shumë të fortë dhe 40-vjeçari bën humor në lidhje me Franck Ribery. 36-vjeçari është kthyer në idhullin e ri të tifozëve viola, teksa Mutu zbulon edhe ëndrrën e tij në prononcimin e dhënë për Prosport.ro.
“Nëse Ribery do të vinte te Fiorentina në kohën time, do të ulej në pankinë. Ëndërroj që të bëhem një ditë trajneri i Fiorentinës”, thekson Adrian Mutu. /abcnews.al