Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Francë, ku si pasojë e një sulmi me thikë ka humbur jetën një mësues dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras.
Une opération de police a eu lieu au lycée Gambetta à Arras. L’auteur des faits a été interpellé par la police.
— Gérald DARMANIN (@GDarmanin) October 13, 2023
Një person u sulmua me thikë para shkollës, para se sulmuesi të hynte në shkollë dhe të sulmonte një mësues, i cili besohet të jetë personi i vrarë. Zyrtarët lokalë thonë se autori është arrestuar.
/abcnews.al