Të paktën 45 civilë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një sulm ajror izraelit pasdite në kampin e refugjatëve Jambaliya, në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
Eyad Bozoum, zëdhënës i ministrisë së brendshme në Gaza, tha se një ndërtesë në të cilën ishin strehuar dhjetëra civilë ishte rrafshuar, duke vlerësuar se numri përfundimtar do të jetë më i lartë pasi operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënoja nuk ka përfunduar.
Numri i deritanishëm i sulmeve të nisura nga forcat e armatosura izraelite që nga e shtuna në Rripin e Gazës ka shkuar në 1.537 të vdekur dhe 6.612 të plagosur, njoftoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze.
Mes të vdekurve janë 500 fëmijë dhe 276 gra.
/abcnews.al