Macron: Izraeli t’i japë një përgjigje “të fortë” por “të drejtë” Hamasit

schedule22:08 - 12 Tetor, 2023

schedule 22:08 - 12 Tetor, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje sot Izraelit që t’i japë një përgjigje “të fortë” por “të drejtë” Hamasit për “sulmin terrorist” të së shtunës.

“E vetmja përgjigje ndaj terrorizmit”, tha presidenti francez në një fjalim televiziv, “është një përgjigje e fortë dhe e drejtë”.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet, duke eliminuar grupet terroriste, duke përfshirë Hamasin, përmes veprimeve të synuara, por duke mbrojtur popullsinë civile, sepse kjo është ajo që kërkon demokracia,” theksoi ai.

Presidenti Macron tha se 13 francezë u vranë gjatë sulmit të nisur të shtunën nga Hamasi në tokën izraelite, ndërsa premtoi se do të bënte çdo përpjekje për të riatdhesuar 17 francezë, fati i të cilëve nuk dihet mes pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.

Duke iu referuar zgjidhjes së krizës në Lindjen e Mesme, presidenti i Francës tha se e vetmja rrugë është krijimi i një shteti të pavarur palestinez me garanci për sigurinë e Izraelit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!