Shkollat hebraike në Amsterdam do të mbyllen nesër, tha sot organizata e fëmijëve hebrenj Cheider për Reuters, në mes të konfliktit vdekjeprurës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë islamikë të Hamasit.
Organizata Cheider nuk dha një arsye për mbylljen e shkollave, por konfirmoi raportet e mediave holandeze se vendimi ishte marrë duke pasur parasysh sigurinë e fëmijëve dhe mësuesve.
Brenda komunitetit hebre holandez ka frikë nga incidente pasi Hamasi bëri thirrje për demonstrata nesër në botën myslimane në favor të palestinezëve, njoftoi agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar Qendrën e Informacionit dhe Dokumentacionit të Izraelit të Holandës.