“Qeveria në Prishtinë duhet të tregojë kujdes, ose Kosova rrezikon që të bëhet lajm dhe të mos e lexojë kush” kështu shprehet në emisionin Real Story, eksperti i sigurisë Ilir Kulla, ndërsa komenton konfliktin ne Izrael Palestinë, dhe rrezikun që ky konflikt sjell për Kosovën, duke tërhequr vëmendjen prej saj.
“Me konfliktin e konflikteve, sepse të gjithë e kanë të qartë se mund të plasë lufta botërore, që pa filluar ka nisur të jape efekte në tregjet botërore, Kosova është një problem kaq i vogël, saqë qeveria e Kosovës, nëse nuk bën kujdes dhe nëse nuk i monitoron me kujdes të gjitha enklavat që ka brënda, dhe nëse nuk bëhet e kujdesshme edhe me partnerët europainë në raport me atë që do jetë e ardhmja, Kosova rrezikon që të bëhet lajm dhe të mos e lexojë kush. Karabaku është përshkrimi më i mirë i kësaj pune. U mor në dy momente, i pari në 2020 kur ishte pandemia dhe momenti i dytë me luftën në Ukrainë. Imagjino sikur lufta në Gaza duke hyrë me trupa, me tanke, me numër të lartë të vrarësh, e të tjera, kush do të dojë t’ia dijë ku është Zveçani, apo Mitrovica. Duhet të kemi parasysh se me ikjen e vëmendjes duhet rritur mencuria,” shtoi Kulla, ndërsa komentoi edhe foton që publikoi Presidentja Osmani në rrjete sociale, me armë në dorë.
“Unë ia kam thënë qeverisë së Kosovës, që kur plasi lufta në Ukrainë. Armatosuni para se të jetë vonë. Tani është vonë, se vëmendja është diku tjetër,” tha Kulla.
Sakaq analisti Mentor Nazarko, solli në vëmendje vizitën e Clinton në Tiranë dhe paralelen e Kosovës me Palestinën, kur foli për dëshpërimin e Arafatit që nuk kishte pranuar të nënshkruante marrëveshjen.
“Qarkullon, një gjetje e mirë, sipas së cilës Arafat kishte takuar Rugovën dhe i ka thënë pranoni marrëveshjen e parë se e dyta është më e keqe. Në lidhje me foton, Bugajski thotë në Ballkan ka tre zona influence, kroate, shqiptare dhe serbe. Duket sikur Kosova është në zonën kroate të influencës. Vuçiç që thotë është më afër Palestinës, tha meqe Erdogan i shiti dronë Kosovës, unë po i blej në Izrael. Është edhe kjo komponentja e armëve. Edhe Osmani një pacifiste rugoviste që del me një armë kroate, unë mendoj e ka një lloj kuptimi”, tha Nazarko./abcnews.al/