Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta Izrael-Hamas, Franca ndalon demostratat pro-palestineze

schedule19:02 - 12 Tetor, 2023

schedule 19:02 - 12 Tetor, 2023

Franca ka ndaluar të gjitha demostratat pro-palestineze. Ky qëndrim vjen pasi qeveritë europiane janë të shqetësuar për rritjen e antisemitizmit të shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas.

Franca ka një komunitet hebre me pothuajse 500,000 banorë, më i madhi në Europë. Komuniteti mysliman i Francës është gjithashtu ndër më të mëdhenjtë në Europë.

Policia franceze tashmë është vënë në gatishmëri, për të shmangur incidentet e mundshme.

Në një deklaratë të dhënë më herët kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu deklaroi se do të ketë zero tolerancë për antisemitizmin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!