Në fotot e fundit nga qyteti izraelit i Ashkelon, i cili është 13 km në veri të kufirit me Rripin e Gazës, një burrë dhe një djalë i ri, vrapojnë për të shpëtuar, teksa një makinë pas tyre digjet si pasojë e sulmit me raketa.
Raketa u lëshua nga militantët e Hamasit nga Gaza. Ashkeloni kan qenë në fokusin e sulmeve me raketa gjatë dy ditëve të fundit.
Ditën e djeshtme, militantët goditën një spital, por fatmirësisht nuk u raportua për viktima.