Policia dhe FNSH zhvilluan sot një operacion kundër trafikut të narkotikëve në Bishan të Vlorës. Nga ky operacion mësohet janë sekuestruar 4900 bimë kanabis, ndërsa theksohet se një sasi tjetër ishte në proces. Gjithashtu raportohet se një person ka rënë në pranga. Sakaq disa persona të tjerë janë shoqëruar.
Nga ky operacion theksohet se janë sekuestruar edhe dy armë zjarri automatike.