“Dialogu duhet të vijojë”, gazetari: Kosova ka shans të jashtëzakonshëm për të demaskuar Serbinë

schedule16:24 - 11 Tetor, 2023

schedule 16:24 - 11 Tetor, 2023

KOSOVË- Gazetari i njohur, Ridvan Berisha, thotë se Kosova nuk duhet t’i shmanget rrugës së dialogut, sidomos pas ngjarjeve të fundit në veri.

Gjatë intervistës në “Ballkan Update”, ai tha se një shmangie e tillë do t’i krijonte alibi Serbisë për të bërë fajtore Kosovën se nuk dëshiron të çojë para këtë proces.

Ai shtoi se Kosova është në pozita të favorshme për të demaskuar Serbinë, sidomos pas sulmit të fundit të armatosur në Banjksë.

“Është në interesin e Kosovë, që shteti ynë të vijojë dialogun për të hequr këtë hipotekë mbi supet tona. Është interes strategjik i republikës tonë që mos të gjunjëzohet përpara Serbisë në këtë proces,në mënyrë që asaj të mos i japë alibi se Kosova refuzon dialogun. Pas sulmit terrorist që Serbia ndërmori duke bërë agresion mbi Republikën e Kosovës, ky është një moment i jashtëzakonshëm për ta kthyer në shans të jashtëzakonshëm jo vetëm duke e demaskuar Serbinë, por duke bërë përpjekje që sa më parë ky proces të mbyllet”, tha ai.

Ai tha se thirrjet për shtimin e forcave të KFOR në veri ka ardhur si rezultat i frikës se situata mund të përshkallëzohet.

“Shtimi i forcave të NATO në Kosovë është rezultat i një shqetësimi në rritje se situata mund të përsëritet. Politikanët kosovarë duhet ta shohin me vizon këtë realitet, duhet të diskutojnë me prioritet këtë çështje me partnerët tanë strategjikë”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!