Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thotë se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit është i tmerrshëm, por sipas tij, Irani nuk është i përfshirë.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë në Moskë, Putin u shoreh se sugjerimet se Irani mund të ketë qenë i përfshirë në sulmin nga Hamasi ishin të pabaza, shkruan BBC.
Rusia dhe Irani kanë një marrëdhënie të ngushtë, me Iranin që konsiderohet madje si mbështetësi kryesor ushtarak i Rusisë.
Irani ka festuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por lideri i tij suprem mohoi të jetë i përfshirë. Teherani ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të Hamasit për shumë vite, duke i ofruar ndihmë financiare dhe armë.
Ndër të tjera, Putin akuzoi gjithashtu SHBA-në për nxitje të tensionit.
“Unë nuk e kuptoj pse Shtetet e Bashkuara po sjellin aeroplanmbajtëse në rajon”, tha ai – duke iu referuar SHBA-së që dërgoi ndihmë ushtarake shtesë në Izrael./abcnews.al