Demokratët e Berishës dhe të Bardhit po e kthejnë vëmendjen tek plaga e tyre e brendshme mbi dy vjeçare.
“Ne duhet të ribëhemi.”
Hapi i parë është bërë, deputetët prej fillimit të shtatorit takohen periodikisht dhe idetë e para janë hedhur në tryezë, se si bashkimi deri më tani i ngrirë, të bëhet real.
“Parimi të kemi një rikonceptim, ne te gjitha dimensionet dhe ta transformojmë PD në një parti moderne”
Këto parime, që thotë Salianji, duhet të pasohen me diskutimet për një emër të ri që do i drejtojë në betejën e ardhshme elektorale të 2025.
“Për të kaluar dhe në një emër tjetër sepse për fajin e ish-drejtuesit, PD sot, si sigël, ka një perceptim jo të mirë në publik. Pra, ne duhet të gjejmë dhe një emër të ri dhe duhet të kemi dhe një mendësi të re.”
Pra, sipas propozimit të deputeti Ervin Salianji, Sali Berisha duhet të bëjë vetëm një hap pas.
“Berisha do të jetë aty. Është pjesë e zgjidhjes.”
Përveç emrit, Salianji thotë se është e domosodshme të tejkalohet beteja e logos së PD-së dhe dy grupimet të bashkohen nën një emër dhe logo të re.
“Kur them transofmrim dhe riberje them dhe ndrysimini emrit, pra, nje kuvend qe ndryshon dhe emrin e partise, shuhet me vendimarrje te kuvendit te partise, logoja e vjeter dhe dalim me nje logo te re, me një sigël të re, dhe me nje mendësi të re, me një qasje tjetër në komunikimin me qytetarët dhe t’i japim një zgjidhje ngërçit absurd”