Thashetheme interesante qarkulluan në mediat, paraditen e kësaj të hëne, teksa në mediat italian u raportua se në listën e “zikaltërve” të Inter, për merkaton e dimrit ishte dhe “bomberi” i Kombëtares sonë, Armando Broja.
Mirëpo, aludimet janë shuar shumë shpejt, me Drejtorin sportiv të Inter, Piero Ausilio, që gjatë pjessëmarrjes, në kursin e drejtorëve sportiv të organizuar nga FSHF u shpreh se nuk do të nënshkruajnë me 22-vjeçarin nga Malësia e Madhe, pasi janë tejet të kënaqur me lojtarët e afruar në repartin ofensiv.
“E njohim Brojën dhe i urojmë më të mirën me Kombëtaren. Po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që ka pasur, e kam parë që së fundmi është rikthyer dhe ka shënuar gol. Por, Inter i ka sulmuesit e tij dhe nuk jemi të interesuar. Jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi në organikë. I uroj Brojës më të mirën me kombëtaren, shpresoj të jetë i dobishëm duke nisur nga e enjtja”,- u shpreh për mediat 51-vjeçari italian. /i.m /abcnews.al