Piramida hap dyert për liderët europianë/ Macron dy ditë në Tiranë, të martën takim me Begaj e Ramën

schedule16:03 - 10 Tetor, 2023

schedule 16:03 - 10 Tetor, 2023

“Piramida e Tiranës do të mirëpresë të hënën liderët kryesorë të BE-ë dhe Ballkanit. Edi Rama do të presë këtu Emanuel Macron presidentin e Francës, Olaf Sholtz kancelarin gjerman, si dhe presidenten i KE-së Ursula Von Der Leyen dhe kreun e Këshillit Evopian, Charsl Michel”.

Axhenda e Samitit të Berlinit, që për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve politikë të BE-së, fillon në orën 11 paradite, dhe mbyllet në orën 19 të mbrëmjes.

Gjatë 8 orëve, në dy sesione të ndryshme liderët do të diskutojnë mbi perspektivën e rajonit, fuqizimin ekonomik të tij dhe një integrim me faza, dhe BE-ja do të konfirmojë edhe një herë mbështetjen e saj mbi Ballkanin Perëndimor, duke synuar të mbajë të fortë frymën pro-europiane.

Kosova dhe Serbia pritet të jenë kryefjalë pas konfliktit të fundit, me Prishtinën që do të përfaqësohet nga Albin Kurti dhe Beogradit me Ana Brnabic.

Do të nënshkruhet mes vendeve të rajonit një marrëveshje për njohjen e kualifikimeve profesionale, si dhe do të inagurohet edhe Kolegji i Evropës.

Në fund, në orën 18, do të mbahet një konferencë shtypi mes Edi Ramës, Ursula Von Der Leyen dhe Charls Michel.

Stand up: Por presidenti Francez Emanuel Macron do të rrijë në Tiranë dy ditë, edhe t martën, duke kryer një vizitë zyrtare e para e këtij niveli e Francës në Shqipëri. Në këtë kuadër, ai do të takohet edhe me presidentin Bajram Begaj./abcnews.al