Kurti kërcënon me zgjedhje të tjera nëse nuk bëhet kryeministër

schedule09:17 - 8 Tetor, 2019

schedule 09:17 - 8 Tetor, 2019

Albin Kurti ka filluar që të mendojë për koalicionin duke e ditur se i ka mundësitë e kufizuara. Në këtë mënyrë, Kurti ka kërcënuar me zgjedhje të tjera nëse nuk gjen mbështetjen për të qenë kryeministër.

I pyetur nga gazetarët se cili do të ishte hapi i radhës dhe çfarë ndodhte nëse nuk gjente mbështetjen për të qënë kryeministër, Kurti tha se nëse ndoshte kjo, do të shkojë një zgjedhje të parakohshme.

“Unë besoj se do të arrijmë që të krijojmë koalicionin, nëse larg qoftë nuk arrijmë që të krijojmë koalicionin atëherë nuk e di se kujt do t’i jepet shansi i dytë.

Ka mundësi që sërish neve dhe ashtu do duhej që të ishte, por po nuk arrit kjo gjë atëherë shkojmë në zgjedhje të reja sërish dhe ne mbase nuk i kemi pasur qejf zgjedhjet dikur para shumë viteve, por tash që ua kemi marrë dorën nuk ju përtojmë atyre”, tha Kurti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!