Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen dhe homologu i tij i Autoritetit Palestinez Riyad Al-Maliki janë ftuar të marrin pjesë në një takim urgjent të ministrave të jashtëm eUropianë gjatë ditës së sotme për të diskutuar situatën në Izrael dhe në rajon më gjerë, tha kryediplomati i BE-së Joseph Borrell.
I have invited Israeli Foreign Minister @elicoh1 to join the meeting of EU Foreign Ministers I am convening this afternoon.
I have also invited Foreign Minister Malki @pmofa to address the meeting and present the views of the Palestinian Authority.— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 10, 2023
“Kam ftuar ministrin e Jashtëm izraelit të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së që do të mbahet sot pasdite.
Unë kam ftuar gjithashtu ministrin e Jashtëm të Autoritetit Palestinez Maliki që të jetë pjesë e takimit dhe të tregojë pikëpamjet e Autoritetit Palestinez”, tha Borrell në një postim në platformën e rrjeteve sociale X.
Ministrat e BE-së do të takohen në Muscat, Oman, ku tashmë është planifikuar të zhvillohet një samit i ministrave të jashtëm të BE-së dhe Këshillit të Bashkëpunimit të vendeve të Gjirit.
/abcnews.al