Reali i Madridit e ka ndarë mendjen për të vijuar bashkëpunimin me sulmuesin Karim Benzema. Francezi e ka nisur mirë kampionatin, duke shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje. Edhe vjet sulmuesi regjistroi shifra të kënaqshme, 21 gola në 36 ndeshje.
El Chiringuito në Spanjë raporton se së fundmi Reali dhe Benzema kanë nënshkruar kontratën e re, që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022. Sulmuesi do të përfitojë një pagë që kap vlerën e 11 milionë eurove. Mbetet që tanimë të vijë edhe zyrtarizimi.
Benzema është pjesë e spanjollëve që prej vitit 2009 dhe po luan sezonin e 11-të me Realin. Francezi ka fituar shumë trofe me klubin e tij, ku vlejnë për t’u përmnedur dy kampionate dhe 4 Champions League. /abcnews.al
?¡EXCLUSINDA!? #Inda: “BENZEMA ha RENOVADO ya con el Real MADRID hasta 2022 y cobrará 11 MILLONES al año”. #ChiringuitoInda pic.twitter.com/ZUgNbZV2FC
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 7, 2019