Një version i ri i çështjes së Leo Messi del në dritë nga mediat spanjolle. Më pak se 24 orë pas eliminimit përfundimtar të Inter Miami nga play off i MLS, raportimet e ndryshme kanë marrë flakë, pasi e ardhmja e argjentinasit thuhet se është në ajër, me Barcelonënë që i mban sytë te të rejat e merkatos.
Sipas “Sport”, nëse Messi kërkon të largohet në formë huazimi, atëherë Inter Miami do të ulet pa problem në tryezën e bisedimeve së bashku me Barcelonën me synimin për të arritur një marrëveshje që do të kënaqë të gjitha palët.
Por gjithashtu përflitet se sauditët do të provonin përsëri për të bërë për vete me një ofertë bombastike kampionin argjentinas./h.ll/abcnews.al