Izraeli është në luftë me Hamasin pas “masakrave brutale të civilëve”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen në një deklaratë video të hënën, shkruan CNN.
Ai tha se sulmi i Hamasit është një “masakër historike që bota nuk do ta harrojë dhe Izraeli nuk do ta falë kurrë”.
“Gjatë masakrës, ata fillojnë të rrëmbejnë pengje. Duke tërhequr zvarrë foshnjat, nënat dhe të mbijetuarit e moshuar të holokaustit në karrige me rrota”, shtoi ai.
Ai falënderoi komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen ndaj Izraelit.
“Populli i Izraelit qëndron i bashkuar. Ne do të rimarrim kontrollin dhe do të kthejmë sigurinë dhe stabilitetin. Ne do ta mposhtim terrorin sepse nuk ka zgjidhje tjetër”, tha ai. “Ne besojmë se kjo mbështetje do të vazhdojë ndërsa përballemi me sfidën e luftimit të terrorit.”/abcnews.al