Katari ka qenë në bisedime me Hamasin në lidhje me pengjet që grupi militant po mban brenda Gazës dhe SHBA ka qenë duke u koordinuar me Katarët pasi ata luajnë një rol kyç ndërmjetësues me Hamasin.
Kështu deklaroi tha një zyrtar i lartë amerikan dhe një person tjetër i njohur me situatën atje, shkruan CNN.
Kryeministri i Katarit u takua me udhëheqësit e Hamasit të dielën, tha një nga burimet.
Zyrtarët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf, kanë mbetur në kontakt me Katarët gjatë gjithë fundjavës teksa komunikojnë me Hamasin.
Një zyrtar amerikan tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Katari, i cili ka lidhje të forta me Hamasin, u kap në befasi nga sulmi i grupit ndaj Izraelit të shtunën./abcnews.al