“Jam shumë i lumtur te Real”, Vinicius Junior: Dua të shkruajmë historinë së bashku

schedule17:56 - 9 Tetor, 2023

schedule 17:56 - 9 Tetor, 2023

Menjëherë pas rikthimit nga dëmtimi, “ylli” brazilian i futbollit, Vinicius Junior ka shkëlqyer në fushën e blertë për “galaktikët” e Real Madrid, teksa ka arritur të shënojë 1 gol në triumfin ndaj Napoli, në Champions League, si dhe të shënojë 1 e atë asistojë 1 gol tjetër në përballjen e kampionatit ndaj Osasuna.

Pas këtyre golave, “ylli” brazilian ka thënë dhe disa fjalë për kanalin zyrtar të klubit, teksa fillimisht ka përmendur arritjet në fushën e blertë e më pas i ka premtuar besnikëri “gjigandëve” të futbollit spanoll.

“Jam i lumtur për golin dhe për ecurinë e deritanishme që kemi në kampionat dhe në Champions. Sa për raportet e mia me tifozerinë e Real, ato janë të shkëlqyera. Është gjithmonë një nder dashuria që kam për këta tifozë dhe ata kanë për mua. Jam shumë i lumtur që luaj këtu dhe dua të vazhdoj të luaj këtu gjatë gjithë jetës sime. Dua të shkruajmë së bashku historinë”,- tha braziliani. /i.m /abcnews.al