“Është 11 Shtatori ynë”, Ushtria Izraelite vijon kundërsulmet në Gaza

schedule15:18 - 9 Tetor, 2023

schedule 15:18 - 9 Tetor, 2023

Pasi Tel Avivi shpalli të dielën gjendjen e luftës, këtë të hënë ministri I Mbrojtjes Izraelite njoftoi se ka urdhëruar rrethim të plotë të Gazës dhe ndërprerjen e energjisë elektrike, ushqimit dhe karburantit për banoret palestineze atje.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për sulme të vazhdueshme në Gaza ndërsa Izraeli ka deklaruar se po sulmon qendrat e Grupit Hamas Atje.

Tel Avivi zyrtar ka konfirmuar thirrjen e 300 mije ushtareve rezerviste si përgjigje ndaj sulmit befasues qe nisi te shtunën nga militantet e Hamasit. Sipas ushtrisë, kjo eshte nje thirrje historike per shtetine Izraelit, pasi  me e madhe qe behet ne një kohë kaq te shkurtër.

Mediat ndërkombëtare kane deklaruar se orët ne vijim mund te sjellin nisjen e pushtimit tokësor të Gazës nga forcat ushtarake izraelite.

Zyrtaret ne Tel Aviv e kanë paralelizuar situatën e vendit të tyre me sulmet terroriste te 11 shtatorin të vitit 2001 në Amerikë ndërsa përballet me të vazhdueshme agresioni  nga grupi militant palestinez Hamas.

Qe prej nisjes se kësaj lufte Izraeli ka raportuar se kane humbur jetën mbi 700 qytetare. Ne mesin e viktimave jane edhe 260 te rinj qe po ndiqnin një festival muzikor kur lufta nisi.  Me shume se 2000 shtetas të tjerë izraelit janë plagosur ndërsa mbi 100 persona ku mes tyre civil dhe ushtarake janë rrëmbyer. Si pasojë e përplasjeve ushtarake dhe sulmeve ajrore kane humbur jetën mbi 500 palestineze ndërsa janë plagosur 2750 të tjerë.

Ne mesin e viktimave nga sulmi Palestinez ka edhe persona te nënshtetësive të ndryshme. Shtetet e Bashkuara kane njoftuar se 9 shtetas amerikan kane humbur jetën nga lufta mes Izraelit dhe Grupit Hamas. Britania dyshon se 10 shtetas te saj kane humbur jetën ne Izrael ndërsa është konfirmuar edhe vdekja e 12 shtetasve tajlandez.

Ndërkombëtaret janë solidarizuar me Tel Avivin, ndërsa Washingtoni njoftoi mbrëmjen e të dielës Shtetet e Bashkuara po dërgojne mjete luftarake drejt Izraelit per ta ndihmuar ate ku përfshihet aeroplanmbajtësja Ford dhe anijet qe e mbështesin atë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!