“11 shtatori i Izraelit”, mbi 700 izraelitë dhe 493 palestinezë të vrarë në dy ditë

schedule12:17 - 9 Tetor, 2023

schedule 12:17 - 9 Tetor, 2023

Ushtria izraelite e ka krahasuar sulmin e befasishëm nga Hamasi të shtunën, me sulmin e 11 shtatorit 2001 në SHBA.

“Ky është 11 shtatori ynë”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Major, Nir Dinar, i cili se informonte se luftimet po zhvillohen në 8 vende brenda territorit.

Por, më vonë, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Daniel Hagari, deklaroi se ushtria ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve pranë Rripit së Gazës, por  ende vazhdon të ketë palestinezë të armatosur në territor.

Mbi 700 është numri i viktimave në Izrael, përfshirë këtu 260 njerëz që u vranë mbrëmjen e kaluar të cilët merrnin pjesë në një festival muzikor.

Edhe Palestina ka përditësuar shifrat e viktimave në radhët e veta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 493 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë 81 fëmijë dhe 61 gra. 2751 palestinezë kanë mbetur të plagosur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!