VIDEO/ “Shokohet” Napoli, Fiorentina “turpëron” kampionët në “Diego Armando Maradona”

schedule22:54 - 8 Tetor, 2023

schedule 22:54 - 8 Tetor, 2023

“Blutë” e Napoli kanë pësuar një humbje shokuese mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Diego Armando Maradona” janë mundur me rezultatin 1 me 3, nga “violët” e Fiorentina, në përballjen e vlefshme për javën e 8 të Serie A.

Golat e Josip Brekalo, Giacomo Bonaventura e Nicolas Gonzalez, në minutat 7’, 63’ e 93’ “eklipsuan” golin e “bomberit” nigerian, Victor Osimhen, duke i “dhuruar” humbjen e parë të këtij sezoni kampionëve në fuqi të Italisë.

Me këtë rezultat, Fiorentina ngjitet në vendin e 4-t në renditje me 17, duke parakaluar pikërisht “blutë” e Napoli, të cilët ndodhen 1 vend poshtë “violëve”, teksa deri më tani kanë arritur të grumbullojnë vetëm 14 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Josip Brekalo, 0-1:

Goli i Victor Osimhen, 1-1:

Goli i Giacomo Bonaventura, 1-2:

Goli i Nicolas Gonzalez, 1-3: