Roma ka arritur një fitore spektakolare mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Unipol Domus” ka mundur me rezultatin e thellë, 0 me 4, vendasit e Cagliari në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Një gol i Houssem Aouar në minutën e 19’, një gol i Andre Belotti në mintuën e 51’-të dhe një dopietë e “bomberit” belg, Romelu Lukaku, në minutat 20’ e 59’ i mjaftuan djemve të tekniku Jose Mourinho për të gjetur fitoren e radhës në Serie A, pas triumfit ndaj Frosinone.
Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e 10 të tabelës me 11 pikë, 1 më pak se Leçe e vendit të 9 dhe po aq sa Bologna e vendit të 11, ndërsa Cagliari mbetet në vendin e fundit të tabelës me vetëm 2 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: