VIDEO/ Ahmataj e nis me triumfin në “klasike”, Tirana mposht Vllazninë me një gol në “frymën e fundit”

schedule16:02 - 7 Tetor, 2023

schedule 16:02 - 7 Tetor, 2023

Rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat, por vetëm njëra ia doli të gjente rrugën e rrjetës. Bëhet fjalë për “klasiken” e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, me supersfidën e kësaj jave të Superiores, të zhvilluar në “Kukës Arena”, e cila përfundoi me rezultatin minimal, 0 me 1.

Ekipi me “fat”, mund të quhen “kuqeblutë” e Vllaznisë, të cilët pavarësisht rasteve të shumta që patën për shënim u dominuan në një pjesë të madhe të sfidës nga “bardheblutë”.

Me “fat” mund t’i quajmë edhe për faktin se për më shumë se 15 minuta mbetën në fushën e lojës me 10 lojtarë pas daljes nga fusha e blertë me kartonine kuq të 21-vjeçarit të mbrojtjes, Geralb Smajli, në minutën e 82’-të të sfidës, mirëpo “fati” mbaroi në “frymën e fundit” të sfidës, me “bomberin” kosovar, Florent Hasani, që ndëshkon “kuqeblutë” në minutën e 98’ të sfidës.

Me këtë rezultat, pozitat e të dyja skuadrave lëvizin goxha në tabelën e Superiores, me “bardheblutë” që ngjiten në vendin e 2-të të tabelës, me 13 pikë, ndërsa “kuqeblutë” e Vllaznisë mbesin në vendin e 5-të me 9 pikë.  /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: