Ditë operacionesh te Roma. Edin Dzeko ka patur probleme në mollëza. Një përplasje në sfidën e djeshme kundër Cagliarit i shkaktoi dhimbje të forta dhe një frakturë të dyfishtë. Sulmuesi ka kryer sot ndërhyrjen kirurgjikale dhe pritet të qëndrojë disa ditë pushim.
Ai do të humbasë ndeshjet e kombëtares dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e 27 tetorit kundër Milanit, përballje në të cilën pritet të zbresë në fushë me një maskë mbrojtëse.
Edhe Amadou Diawara i është nënshtruar ndërhyrjes në gjurin e majtë. Mesfushori nga Guinea pati probleme në menisk dhe pritet të qëndrojë jashtë për një periudhë 5-javore. /abcnews.al