“Rajoni do të integrohet ekonomikisht”, Varhelyi: Procesi i Berlinit, platforma më e besueshme që kemi

schedule13:59 - 6 Tetor, 2023

schedule 13:59 - 6 Tetor, 2023

Komisionieri për zgjerim,Oliver Varhelyi në një konferencë për mediat pas takimit të 24 delegacioneve në Tiranë  në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet pikërisht në kryeqytetin shqiptar.

Varhelyi tha se Procesi i Berlinit ka qenë dhe është plotforma më e besueshme që tregon angazhimin e BE në Rajon.

Ai shtoi po ashtu se BE po bën investime të rëndësishme në Rajon, në mënyrë që ky i fundit të integrohet ekonomikisht në BE, para se vendet të bëhen anëtare.

“Së pari, mendoj që pasi kemi parë që kemi pasur samitin për Ballkanin Perëndimor që ka ndodhur në Tiranë, nuk është befasi që edhe Procesi i Berlinit Bpo vjen në Tiranë.

Nëse do të kemi një fjali që unë do të dëgjoj përherë është që BE duhet të vijë në Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit është një platformë shumë e mirë për zgjerimin dhe angazhimin tonë në Ballkanin Perëndimor.

Mendoj që Procesi i Berlinit ishte dhe do të vazhdojë të jetë platforma më e besueshme, ku në tregojmë interesin tonë për Rajonin.

Ne këtu po flasim për projekte të mëdha politike, por edhe për projekt  që prekin jetën e përditshme të qytetarave dhe si do ta sjellim BE këtu në Ballkanin Perëndimor.

Ne kemi parë po ashtu që KE që ditën e patë që kanë filluar komisionarët punën, e kemi bërë të qartë që zgjerimi i BE është përparësi kyçe, ndaj në kemi sjellë edhe planin e investimeve ekonomike.

Jam krenar të them që kemi bërë gjysmën e punës deri tani. Rajoni duhet të integrohet ekonomikisht me BE, para se të vendet e saj të bëhen anëtare të BE” tha  komisioneri.r.t/abcnews.al