Scholz takohet me Zelenskyn në Spanjë, i premton sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”

schedule11:54 - 6 Tetor, 2023

schedule 11:54 - 6 Tetor, 2023

Gjermania i ka premtuar Ukrainës  një tjetër sistem të mbrojtjes ajrore Patriot për të zmbrapsur sulmet në infrastrukturë me afrimin e dimrit, njoftoi kancelari Olaf Scholz pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Spanjë.

“Forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës me sistemin Patriot “është ajo që nevojitet tani, sigurimi i mbrojtjes ajrore me këtë sistem shumë efikas,” u tha Scholz gazetarëve në qytetin jugor spanjoll të Granadës, ku liderët europianë dhe presidenti ukrainas u takuan të enjten.

“Ne i kemi dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot dhe në të kaluarën dhe i kam thënë presidentit ukrainas këtu se do t’i ofrojmë Ukrainës një sistem tjetër për muajt e dimrit,” tha Scholz.

“Ne e dimë që Rusia do të përpiqet të kërcënojë sërish infrastrukturën dhe qytetet e Ukrainës në dimër me sulme me raketa, me drone.

Ndërkohë, Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock tha se Gjermania do të “bëjë gjithçka” për të siguruar që Ukraina të mund të mbrohet nga terrori i sulmeve me raketa ruse.

/abcnews.al