Putin: Te viktimat e rrëzimit të avionit të Prigozhin janë gjetur fragmente granatash dore

schedule08:10 - 6 Tetor, 2023

schedule 08:10 - 6 Tetor, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin tha se rrëzimi i avionit në të cilin vdiq kreu i grupit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin, në gusht, është shkaktuar nga granata dore që kanë shpërthyer brenda avionit, jo nga sulm me raketë..

“Fragmente granatash dore u gjetën në trupat e atyre që u vranë në përplasje”, tha Putin në një takim të Klubit të Diskutimit Valdai në Soçi.

Nuk kishte asnjë efekt të jashtëm ndaj aeroplanit, tha ai, duke shtuar se ky është “fakt i provuar” nga një hetim i kryer nga Komiteti Hetimor i Rusisë.

Duke vënë në dukje se drogë është gjetur në shtëpinë e Prigozhinit dhe zyrat e Wagnerit, ai tha se nuk ka pasur asnjë ekspertizë për alkool apo drogë në gjakun e të ndjerit.

Ai theksoi se nuk ka konsensus nëse ka nevojë për grupe të ngjashme me Wagnerin në Rusi, por tha se disa mijëra luftëtarë nga Wagneri kanë nënshkruar kontratë me Forcat e Armatosura Ruse.

“Ata mund të marrin pjesë në operacione ushtarake nëse duan”, tha ai.

Prigozhin vdiq në një aksident avioni më 23 gusht, dy muaj pasi grupi Wagneri tentoi një rebelim jetëshkurtër kundër qeverisë ruse.

Wagneri ka pasur një profil ndërkombëtar në rritje vitet e fundit me dislokimet në Afrikë, si dhe në Ukrainë, ku Moska filloi “operacionin special ushtarak” në shkurt 2022.